Ju lutemi lexoni me kujdes këto terma dhe kushte të përdorimit përpara se të përdorni këtë webfaqe. Këto terma dhe kushte përshkruajnë rregullat për përdorimin e webfaqes së kompanisë Raiffeisen Insurance Broker të publikuara në Brokerx.raiffeisen-kosovo.com.
Duke përdorur këtë webfaqe, supozojmë se i pranoni këto terma dhe dhe kushte. Mos vazhdoni me përdorimin e webfaqes nëse nuk jeni dakord me të gjitha termat dhe kushtet e përcaktuara në këtë webfaqe.
Termat dhe kushtet e Raiffeisen Insurance Broker përbëhen dhe pershkruajnë të drejtat dhe detyrimet e juaja ligjore dhe kontraktuale të cilat lindin në momentin që ju përdorni këtë webfaqe ose bleni ndonjërin nga produktet e sigurimit përmes kësaj webfaqe, përveç detyrimeve tuaja si klient i kompanisë.
Çdo person i cili blen produkte nga ne do të konsiderohet se ka lexuar, kuptuar dhe pranuar shprehimisht këto terma dhe kushte të cilat do të jenë të detyrueshme për përdoruesin e webfaqes. Shprehjet 'ne', 'tona', 'neve', 'jona', 'kompanisë', 'kompania' dhe 'Brokerx' i referohen 'Raiffeisen Insurance Broker'.
Këto terma dhe kushte të tanishme dhe ato shtesë (që do të shtohen në të ardhmen) ose dokumentet që mund të postohen në webfaqe herë pas here, janë shprehimisht të aplikueshme. Ne rezervojmë të drejtën, sipas bindjes tonë, të bëjmë ndryshime ose modifikime në këto terma dhe kushte në çdo kohë dhe për çfarëdo arsye. Data “Përditësuar së fundi” është njoftimi që do të pranoni ju në rast të ndryshimit të termave dhe kushteve.
Është përgjegjësia juaj për të rishikuar në mënyrë periodike këto terma dhe kushte me qëllim që të qëndroni të informuar për ndryshimet. Ju do të jeni subjekt i termave dhe kushteve të ndryshuara andaj do të kërkohet që ju të jeni të informuar dhe ti keni pranuar ndryshimet e termave dhe kushteve, kështu që përdorimi juaj i vazhdueshëm i webfaqes pas datës së postimit të termave dhe kushteve të ndryshuara do të konsiderohet si fakt se ju jeni të informuar dhe i keni pranuar.
Informacioni i ofruar në webfaqe nuk ka për qëllim shpërndarjen ose përdorimin nga ndonjë personi ose entiteti në ndonjë juridiksion ose vend ku shpërndarja ose përdorimi i tillë do të ishte në kundërshtim me ligjin e atij vendi.
Raiffeisen Insurance Broker si sigurues i licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ofron produkte të sigurimeve personale dhe të biznesit (p.sh. sigurimi i detyrueshëm nga autopërgjegjësisë TPL, sigurimi kufitar TPL +, sigurimi Kasko, sigurimi shëndetësor, sigurimi i shëndetit në udhëtim, sigurimi i aksidentit personal, garanci kontrate, garanci pagese, garanci dogane etj).
- jeni në moshë të madhore (të paktën tetëmbëdhjetë (18) vjeç ose më i vjetër) për të përdorur shërbimet tona, webfaqen tonë dhe mund të krijoni detyrime ligjore të obligueshme nga përdorimi i webfaqes tonë; - ju keni aftësinë juridike dhe të veprimit për t’i zbatuar këto terma dhe kushte; - nëse jeni i mitur (nën 18 vjeç), ju keni marrë lejen prindërve apo kujdestarit për të përdorur webfaqen;
- ju jeni të autorizuar ligjërisht (apo në bazë të autorizimit) të veproni në emër të atyre që ju përfaqësoni dhe t’i pranoni këto kushte dhe kushtet në emër të tyre;
- të gjitha informacionet që do të na ofroni me rastin e regjistrimit do të jenë të vërteta, të sakta, aktuale dhe të plota; dhe
- ju nuk do të hyni në webfaqe përmes mjeteve të automatizuara ose jo njerëzore.
Nëse ju na ofroni ndonjë informacion që është i pavërtetë, i pasaktë, jo aktual, ose jo i plotë, ne kemi të drejtë të pezullojmë ose mbyllim llogarinë tuaj dhe të ndalojmë çdo përdorim të tanishëm ose të ardhshëm të webfaqes (ose ndonjë pjesë të tij).
Me faktin e blerjes së sigurimit tuaj në webfaqen tonë ose vetëm përdorimin e webfaqes tonë, nënkuptohet se ju i pranoni këto terma dhe kushte. Ju pranoni që në emër të juajin personalisht dhe atyre që ju përfaqësoni t’i respektoni të gjitha termat dhe kushtet, ju pranoni që çdo shkelje e termave dhe kushteve tona mund të rezultojë në anulimin e policës suaj, në të drejtën tonë të kërkojmë përmbushje të këtyre detyrimeve dhe në rast dëmi në të drejtën tonë për kompensim dëmi ndaj jush apo atyre që përfaqësoni.
Juve mund t’ju kërkohet të regjistroheni në webfaqen tonë. Ju pranoni të mbani fjalëkalimin tuaj të fshehtë andaj ju do të jeni përgjegjës për përdorimin e llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj në webfaqen tonë. Ne rezervojmë të drejtën për të hequr, rimarrë, ose ndryshuar një emër përdoruesi që ju zgjidhni nëse përcaktojmë, sipas gjykimit tonë, që emri i tillë i përdoruesit është i papërshtatshëm, i pahijshëm ose ndryshe i kundërshtueshëm.
Duke u regjistruar në webfaqen tonë ju do të mund të shikoni në mënyrë elektronike dokumentet në lidhje me policën tuaj dhe / ose njoftimet dhe dokumentet në lidhje me faturimin etj. Ju pranoni të veproni sipas kushteve të përdorimit të llogarisë, përveç kushteve të tjera të përdorimit për Brokerx.raiffeisen-kosovo.com. Nëse nuk jeni dakord me ndonjë prej këtyre termave dhe kushteve të përdorimit, ju nuk mund të regjistroheni në webfaqen tonë.
Duke rënë dakord me këto terma dhe kushte për shërbimet online dhe pas regjistrimit tuaj, ju do të pranoni email në lidhje me policën tuaj dhe / ose dokumentet që lidhen me faturimin, kërkesën tuaj për kompensim deri në:
- ju zgjidhni të ndërprisni këtë shërbim; dhe
- nuk jeni më i siguruar në BROKERX.
Lidhur me shërbimet online, ne rezervojmë të drejtën, sipas gjykimit të tij, të ndryshojmë, shtojmë ose heqim çdo pjesë të këtyre kushteve të përdorimit që lidhen me shërbimet online, tërësisht ose pjesërisht. Nëse vazhdoni të përdorni shërbimet online pas kësaj, përdorimi juaj i vazhdueshëm i shërbimeve është pranimi juaj i ndryshimeve dhe marrëveshjes për t’u lidhur me kushtet e ndryshuara. Nëse nuk jeni dakord me ndryshimet, ju pranoni të ndërpresni përdorimin tuaj të shërbimeve online.
Ju nuk mund të përdorni webfaqen për ndonjë qëllim tjetër përveç atij për të cilin ne e kemi vënë në dispozicion.
Për të zgjidhur një ankesë në lidhje me webfaqen ose për të marrë informacione të mëtejshme në lidhje me përdorimin e webfaqes, ju lutemi na kontaktoni në:
Adresa: Rr. Robert Doll nr.99, Prishtinë, Kosovë
Tel: +383(0)38 222 222 337
Email: [email protected]